Saturday, June 11, 2016

U nisa per greqi

U nisa per greqi
se e dija fushe me lule
Nji t'mar 1 gjys buke
dhe ca kofsha pule

U futa ne kufi,
eca nat e dit
pas 1 jave rrug
mberrita ne selanik

Punoja buze rruge
kalonin shume goca
Un mbaja syte andej
dhe jo te karroca

Po me ikte truri
dhe fola me pronarin
Mjep 1 dite leje
se ma hoqe zarin

Ore leri llafet
se te hyra ne shpulla
hec shpejt ne pune
sill llac edhe tulla

Deri ne kat te tret
e ngjisja llacin me kova
Duke ngjitur shkallet
sec u rrezova

Me cuan ne spital
po me benin analizat
U thash nuk jam mire
po ma mer me miza

Vjen 1 doktor tjeter
me vesh si opinga
Me ngul n'tule t'byces
nja 4 - 5 shirnga

Tani u sherove
pashiko si qesh
U thash me ndimoni
se po iki per lesh

Nuk zgjati shume
me futen ne sirum
2-3 gjilpera
3-4 ore ne gjum

Kur u permenda
isha ne krevat
Vjen nje doktoresh
2 meter e gjat

Kur mu afrua
dhe po me mjekonte
Me sy po ma bente
me dor me ferkonte

Kur vjen pronari
aty tek krevati
Shpejt shko te puna
ma bej llacin gati...
 By Dritan Metushaj 

0 comments:

Post a Comment