Posts

Showing posts from April, 2014

Jan ndryshk telat e qiftelis

Image
Jan nryshk telat e qiftelis Tash shum vjet , pa i ra Sepse ikem prej malesis Rrugve te botes , jemi shpernd. Na largoj rruga e gurbetit Tuj kerkue pun neper bot Qe kur ikem ne nga vendlinja Na shkoj jeta pa miq e shok. O more Zot , si na shkoj jeta Zemra jon prej mallit ashte gri Qysh se ikem nga trojet e vjetra Jemi vetmuar dhe pa shoqeri. Dritan Metushaj !

PO TE ISHTE DASHURIA

Image
PO TE ISHTE DASHURIA .......?????? Të gjithë besoj se keni marre vesh.... Se një dhe një nuk bejnë dy ...!! Prandaj te lutëm mos u çudit nëse ....Ai ( Ajo ) , nuk të do ty ??. Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë Kaq injorante në matematike .....!! Poezitë do kishin vetëm një rresht Dhe këngët të njëjtën muzikë ....??? Të gjithe besoj e keni marre vesh Se dashuria është mjek popullor ... Në emër të saj vdes fukaraja Dhe gjunjezohet çdo diktator ...?? Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë Si një formulë që merret ne letër Bota nuk do sillej përrreth saj E ajo prap zanati më i vjetër ..!!! Të gjithe besoj e keni marre vesh Se dashuria ka force magjike Ajo nuk pyet për ligje e rregulla E aq me pak , për moshë vite ....???? Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë Që vjen e shkon, sa herë hapim derën Nuk do kërkonin ta blejnë me pare Ata që kurrë , s’ja ditën vlerën...