PO TE ISHTE DASHURIA


PO TE ISHTE DASHURIA .......??????
Të gjithë besoj se keni marre vesh....
Se një dhe një nuk bejnë dy ...!!
Prandaj te lutëm mos u çudit
nëse ....Ai ( Ajo ) , nuk të do ty ??.

Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë
Kaq injorante në matematike .....!!
Poezitë do kishin vetëm një rresht
Dhe këngët të njëjtën muzikë ....???

Të gjithe besoj e keni marre vesh
Se dashuria është mjek popullor ...
Në emër të saj vdes fukaraja
Dhe gjunjezohet çdo diktator ...??

Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë
Si një formulë që merret ne letër
Bota nuk do sillej përrreth saj
E ajo prap zanati më i vjetër ..!!!

Të gjithe besoj e keni marre vesh
Se dashuria ka force magjike
Ajo nuk pyet për ligje e rregulla
E aq me pak , për moshë vite ....????

Po të ishte dashuria kaq e thjeshtë
Që vjen e shkon, sa herë hapim derën
Nuk do kërkonin ta blejnë me pare
Ata që kurrë , s’ja ditën vlerën ....???
By Dritan Metushaj

Comments

Popular posts from this blog

Sa shpejt ecin vitet

M'ka shku mendja s'mun po rri

LUTJA EUHARISTIKE