MOS JETO SI PARAZIT.
Ty - që Zoti t'ka falë shnosh E nuk je invalid Nisja pra që të punosh Mos jeto si parazit...! Ti - që sytë i ke në ballë Dhe shikon për bukuri Nalt e poshtë mos rri vërdallë Por puno, mëno për shpi. Mos u shtir, mos thuej nuk mujë Se je rritë e burrë u bane Mos ju ban ti barrë askujë Por jeto me djersën tane. E t'ja dishë Zotit për nerë Sakatile që s'ke kun K'theju punës meniherë Demelizmit jepi fun.