Pata dasht nje Goc
me gjith shpirt e zemer
thojsha sla me m'ik
nuk marr tjeter femer
Por per fat te keq
kish qellu tradhtare
mendjen e kish dreq
e dashni s'kish fare
a me t'vra - ka me t'vra
njaj Zot qe esht n'qiell
ti n'dashni kurr ske me ra
ske me pa kurr dit me diell
Ka me t'vra gjithmon n'ket jet
ty dashnia ime
n'kater rrug ti ke me mbet
un e gjeta rrugen time
Ndoshta ti kujtove
se shum ke fitu
po kur u pendove
koha kishte ike
Me dhimbje e lot
do kalosh vetmin
se nje femer kot
kurr se gjen dashnin
By Dritan Metushaj
Sunday, September 21, 2014
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment