Hana na ka par



Netve kur nëjshim jasht
Naten vone e vetem bashk
U ruejshim boll mos me na pa
Po n'sy t'dikuj na kena ra

K'qyrshim rrotull gjithka
Mos pa prit na vjen naj za
Asni nat askand nuk pam
E n'sy t'dikuj na ram

Harruem tuj k'qyr per dhe
E harruem hanen mbi ne
Aspak nermen s'na ra
Se paska ken hana tuj pa

Ruju hane se flet
Se bahet kjamet
N'kjoft se fjalt na dalin
Veç ti e ke fajin

_____________Fund_______________

Comments

Popular posts from this blog

Sa shpejt ecin vitet

M'ka shku mendja s'mun po rri

LUTJA EUHARISTIKE