JAM NGROHUR
JAM NGROHUR
Pse po fryen si erë e veriut
Po i trazon ndjenjat e gjalla
Ty të vie aromë hynore
Ti je vetë ajo më e rralla.
Pse e prek gjakun që vëlon
Ki kujdes se do përflakesh
Zjarri i zemres të shkrumbon
Dhe atëher kur do të plakesh.
Zemra mosh kurr s'ka njohur
Ajo kohen e ka shkelur
Gjithmon njejtë ka dashuruar
Kurr pa dashuri nuk ka ngelur.
Shpirti plak e zemra loke
Nuk kan qenë asnjëherë
Dashuria si kapel koke
Më ka ngrohur mua perherë.

Comments
Post a Comment