Ta kisha babin tim Ashtu sic ishte me pleqeri

Ta kisha babin tim
Ashtu sic ishte me pleqeri
Ti thoja nje fjal te embel
Ti falja pak ngrohtesi.

Pak koh te gjeja per te
Ta shetisja ku ai te donte
Ta ndihmoja me papertim
Sa here ndihme te kerkonte.

Ta kisha babin tim
Ku ne koder me shoket kuvendonte
Ku bisedonte me moshataret
Dhe kenget e malsis kendonte.

Te ishe ne qoshe te oxhakut
Histori te na tregonte
Sa shume e doja babin tim
Me ne te jetonte.

Ta kisha babin tim
te ngjitej ngadale neper shkalle
Ashtu me zor tek hillte kembet
Doja vec ta kisha gjalle.
Nga Miter. Metushaj

Comments

Popular posts from this blog

Sa shpejt ecin vitet

M'ka shku mendja s'mun po rri

LUTJA EUHARISTIKE