1- Ç ' mund të bësh sot, mos e lër për nesër. Lëre për pasnesër, ndoshta zgjidhet vetë problemi.
2- Duaje krevatin si shqiponja folenë.
3- Nëse një gjë nuk zgjidhet vetë për 30 ditë, nuk ia vlen të merresh me të.
4- Ne s'kemi frikë nga puna, sepse dimë të ruhemi nga ajo.
5- Nuk duhet të dëshirosh vdekjen e shefit, por të veprosh në atë mënyrë që ai vetë ta dëshirojë atë.
6- Puna është burim shëndeti, prandaj lër të punojnë të sëmurët.
7- Puna e ka krijuar njeriun, por dhe pushimi s'ka vrarë njeri.
8- Dembelizmi është shëndet i pastër.
9- Në qoftë se kolegu yt punon, ky nuk është motiv që të bësh të njëjtën gjë.
10- Vendi i punës nuk është kafene që të rrish gjithë ditën atje.
11- Është e vërtetë që puna e fisnikëron njeriun, por shoqëria jonë nuk ka nevojë për aristokratë.
12- Kush nuk punon, nuk gabon. Kush nuk gabon, meriton të ngrihet në detyrë.
13- Çdo njeri duhet të ketë një aktivitet, por kjo nuk duhet të degjenerojë në punë.

Comments

Popular posts from this blog

Sa shpejt ecin vitet

M'ka shku mendja s'mun po rri

LUTJA EUHARISTIKE